Intervista/ Meta: Do publikoj provat për kapjen e drejtësisë! SPAK-u të na thotë ku janë hetimet për Edi Ramën?
Në vijim të intervistës për Syri.net presidenti i Partisë së Lirisë nga qelia e paraburgimit paralajmëron se do të publikojë provat për kapjen e drejtësisë ndërsa sfidon SPAK-un të thotë ku janë hetimet për Edi Ramën? Pjesa e tretë e intervistës dhe e fundit Po ndryshimin e qëndrimit të Edi Ramës ndaj Drejtësisë, si e vlerësoni? Asnjë ndryshim nuk ka në sjelljen e Edi Ramës. Ose Drejtësi me Regji sipas kushteve të tij, ose pengim dhe poshtërim të Drejtësisë. E harruat ju qëndrimin bllokues që mbajti ndaj kërkesës së Prokurorisë të Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të ish-Ministrit Tahiri? Po qëndrimin e dy “buzëputhurve” të Reformës për çështjen Tahiri?Ata flisnin për luftën kundër “peshkaqenëve” sapo morri një iniciativë prokuroria, në nivel të lartë, shprehën shqetësimin...
Burimi:
syri.net