Interpelanca me Kumbaron/ Kapri: Modeli i saj është Arta Dollani sa herë ndërron ministri e merr me vete
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, tha gjatë interpelancës së kërkuar me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, se dhuna në shkolla është tepër e pranishme. Ai tha se qeveria raporton minimumi 2500 raste në vit, por sipas një raporti të Save The Children, dhuna si fenomen është dy herë më e madhe sesa di vetë qeveria. Thënë këtë, ai ironizoi se përgjigjja e Kumbaros do të jetë shtimi i oficerëve të sigurisë në shkolla. Më pas, u ndal te “modeli i ministres” duke thënë se përfaqësohet nga Arta Dollani. Kapri tha se Dollani lëviz nga një ministri në tjetrën duke ndjekur Kumbaron dhe ka mbajtur poste e detyra, ndërsa tashmë ndodhet në arrest shtëpie për lidhjen e saj me dosjen “Kurum”. “Modeli i ministres Kumbaro...
Burimi:
sot.com.al