Inteligjenca artificiale në Kuvend, deri në 2030 synohet përdorimi i AI në hartimin e ligjeve

Inteligjenca artificiale në Kuvend, deri në 2030 synohet përdorimi i AI në hartimin e ligjeve

Inteligjenca artificiale do të hyjë me leje në Parlament. Në bazë të planit 5 vjeçar të Kuvendit, referuar negociatave me BE, një transformim i rëndësishëm parashikohet të ndodh me përfshirjen e inteligjencës artificiale në hartimin e ligjeve, ku synohet që deri në 2030 ligjbërësit dhe administrata parlamentare të jenë të mirë informuar mbi përdorimin e AI në procesin legjislativ. Me buxhetin e Kuvendit përgjatë periudhës 2026-2030, Byroja e Kuvendit e përbërë nga politikanë nga opozita dhe mazhoranca, së bashku me Sekretarin e përgjithshëm dhe shërbimin legjislativ e të IT do të bashkëpunojnë për krijimin e një metodologjie të qartë për integrimin e inteligjencës artificiale në procesin e hartimit dhe shqyrtimit të ligjeve. Objektivi strategjik për digjitalizimin e veprimtarisë parlamentare, u diskutua edhe në komisionin e...