Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave

Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave

Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit europian për Shqipërinë ka një vlerë që shkon përtej miratimit të reformave në Bruksel, duke theksuar ndikimin e tij në forcimin e institucioneve dhe luftimin e korrupsionit. Po ashtu Rama theksoi domosdoshmërinë për të kaluar nga një proges i kufizuar në një progres të mirë te prokurorimi publik. Kreu i qeverisë e konsideroi si “sfidën e sfidave” sigurinë ushqimore dhe sigurinë e konsumatorit në tërësi. “Ajo që vlen më shumë se të gjitha besoj unë në këtë proces, përtej realizimit të një reforme dhe miratimit të reformës në Bruksel, është që ky proces rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit. Procesi ka një dobi të jashtëzakonshme dhe është i pazëvendësueshëm. Sepse herë tendenca e përgjithshme është...