Integrimi i Shqipërisë – Panariti: Interesat politike të Ramës, prevaluan mbi ato kombëtare!
Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian ka hasur në një bllokadë të plotë, duke humbur një moment historik gjeostrategjik që u krijua pas luftës në Ukrainë. Ndërsa vende si Mali i Zi dhe Moldavia po përparojnë me hapa të shpejtë, Shqipëria ka ngecur në vend, e bllokuar nga krizat e brendshme dhe një skandal financiar që ka pezulluar fondet jetike evropiane. Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh se Bashkimi Evropian tregoi bujari, duke hapur në kohë rekord të gjithë kapitujt e negociatave për Shqipërinë. Porse një moment i tillë nuk u shfrytëzua, theksoi Panariti, pasi vendi u zhyt shpejt në një krizë të brendshme politike, një përplasje mes pushtetit ekzekutiv dhe sistemit të...
Burimi:
syri.net