Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët
Fuqizimi i rolit dhe transparencës së mediave si dhe drejtësia sociale do të jetë në fokus të kësaj faze të re të procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Gjatë një konference për mediat, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, theksoi rëndësinë e angazhimit politik dhe qytetar në këtë proces, si dhe projektet ligjore që synojnë forcimin e transparencës dhe drejtësisë sociale. “Do të kemi një ritëm të lartë lidhur me integrimin e vendit. Zakonet parlamentare duhet të mbizotërojnë në jetën shoqërore dhe shtetërore të vendit, ku ligjet vijnë nga qeveria, por disa edhe nga shoqëria, për të siguruar një integrim sa më të mirë,” deklaroi Gogu. Një pjesë e rëndësishme e fokusit ka të bëjë me ligjin për median, ku do...
Burimi:
javanews.al