Integrimi europian në udhëkryq

Integrimi europian në udhëkryq

Integrimi europian në udhëkryq Nga Erisa Xhixho Procesi i integrimit europian të Shqipërisë ndodhet sot në një nga momentet më të vështira. Europa nuk është thjesht një treg i përbashkët apo një hapësirë ekonomike; është mbi të gjitha një rend vlerash që nis nga shteti i së drejtës, barazia para ligjit dhe institucionet demokratike të pavarura. Votimi në Parlament për çështjen e imunitetit të Belinda Balluku ishte një test që nuk u kalua nga Shqipëria. Kur Parlamenti vendos të mbrojë pushtetin, të pengojë drejtësinë dhe të kthehet në një quasi Gjykatë, praktikisht ka penguar jo thjesht hetimin e një zyrtari të lartë, por ka penguar avancimin e procesit të integrimit të vendit. Dhe ky është dëmi më i madh që mund t’u bësh qytetarëve të...