“Injorantët në krye”, Toska ‘godet’ Sali Berisha: Nuk lejon garë të lirë, mban ‘humbësit’ në drejtim
Gazetari Almer Toska, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe përplasjet mes lidershipit të saj dhe ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ka shprehur qëllimin të kandidojë për kryetar të partisë kundër Sali Berishës. Toska e përshkroi situatën si një “debat absurd të brendshëm”, duke akuzuar disa anëtarë se presin largimin e Berishës për të marrë pushtetin, por nuk kanë guxim ta thonë hapur. “PD ka një proces zgjedhor për drejtuesit e degëve lokale dhe përmirësimin e strukturës, por lideri aktual nuk po e lejon kandidatin fitues, Salianjin, të hyjë në garë,” tha Toska. Gazetari shtoi se Salianji ka fituar në qytete si Korçë dhe Kavajë, por nuk po lejohet të konkurrojë, ndërkohë që disa figura që, sipas tij, kanë...
Burimi:
sot.com.al