“Indeksuam pagat e arsimtarëve me 2.5%”, Kushi: Një kategori përfiton rritje deri në 5.17%
Evis Kushi TIRANË- Zv.kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi, njoftoi se prej janarit ka hyrë në fuqi indeksimi i pagave me 2.5% për të gjithë punonjësit e sektorit arsimor. Nga foltorja e Kuvendit, Kushi deklaroi se për mësuesit me paga nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, është parashikuar edhe një shtesë prej 3 mijë lekësh, duke e çuar rritjen totale të pagave për këtë grup në 5.17%. Sipas Kushit, nga ky vendim përfitojnë mbi 36 punonjës të sistemit arsimor. Kushi thekson se ky është një vendim me efekt financiar, por dërgon edhe një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuojnë në edukimin e brezit të ri. “Prej një janarit ka hyrë në fuqi indeksimi i pagave me 2.5% për...
Burimi:
zeri.ai