Ina Zhupa: Kriza në RTSH erdhi nga kapja politike, jo nga punonjësit apo misioni publik

Ina Zhupa: Kriza në RTSH erdhi nga kapja politike, jo nga punonjësit apo misioni publik

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën financiare të Radio Televizionit Publik Shqiptar, duke i cilësuar ato hipokrite dhe të rrezikshme për median publike. Në një status të bërë në FB, Zhupa shkruan se borxhet dhe degradimi institucional i RTSH janë pasojë direkte e kapjes politike, emërimeve klienteliste dhe shkeljeve të ligjit nga ana e mazhorancës socialiste, ndërsa paralajmëron se sulmet ndaj RTSH bien ndesh me standardet europiane dhe interesin publik. Postimi i plotë në FB: Larg çdo modestie, jam një nga njerëzit që kam zhvilluar betejat më të forta publike dhe institucionale kundër humnerës ku vendimet politike të mazhorancës po e çonin Radio Televizionin Publik Shqiptar. Në një kohë kur RTSH vidhej, kur punonjësit...