Ina Zhupa: Artistët trajtohen me padrejtësi, dështim i qëllimshëm i qeverisë

Ina Zhupa: Artistët trajtohen me padrejtësi, dështim i qëllimshëm i qeverisë

Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa ka reaguar për situatën në Universitetin e Arteve, duke e cilësuar të papranueshëm moszbatimin e një vendimi qeverie të vitit 2021 për njohjen e meritës artistike. Ajo thekson se kjo sjellje përbën padrejtësi ndaj artistëve që janë pedagog, dëmton karrierën e tyre dhe rrezikon cilësinë e arsimit dhe kulturës në vend. Zhupa kërkon zbatim të menjëhershëm të vendimit, heqjen e pengesave burokratike dhe rishikimin e skemës së pagesave, ndërsa shpreh mbështetje për kërkesat e pedagogëve dhe artistëve. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Si kryetare e komisionit të kulturës shpreh shqetësim për situatën e krijuar me artistët pedagog në Universitetin e Arteve. Është e papranueshme që një vendim i qeverisë, i miratuar që në vitin 2021 për njohjen...