Imuniteti i Belinda Ballukut/ Ekspertët: Kuvendi nuk mund të pengojë drejtësinë

Imuniteti i Belinda Ballukut/ Ekspertët: Kuvendi nuk mund të pengojë drejtësinë

Në pritje të një vendimmarrje politike nga Partia Socialiste për heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut, ekspertët e ligjit sugjerojnë se Kuvendi ka një rol procedurial të kufizuar – por në asnjë rast pengues ndaj institucioneve të drejtësisë. Nga Blerina Gjoka, BIRN Pasi e mbajti për dy muaj në sirtar, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mbylli të hënën në një seancë të vetme shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, pa një qëndrim të unifikuar mes palëve. Partia Socialiste u shpreh kundër qëndrimit të Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit, pa e bërë të qartë se cili do të jetë qëndrimi i saj ndaj kërkesës së SPAK për Ballukun. E akuzuar për veprën penale të shkeljes së...