Imuniteti i Ballukut, Rama thirret me urgjencë në Bruksel nga Antonio Costa

Imuniteti i Ballukut, Rama thirret me urgjencë në Bruksel nga Antonio Costa

Teksa Gjykata Kushtetuese po përpëlitet pa dinjitet për të zvarritur çështjen Balluku, duket se presioni ndërkombëtar mbi Edi Ramën po rritet në progresion asfiksues. Të hënën, kryeministri i Shqipërisë do të udhëtojë drejt Brukselit për t'u takuar me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Takimi i beftë dhe i palajmëruar vjen në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Shqipëri, veçanërisht ngërçit institucional të krijuar pas hetimit të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe refuzimit të mazhorancës për të dhënë autorizimin për arrestimin e saj. Tashmë po bëhet gjithmonë e më e qartë se Brukseli ka perceptuar një kthesë në qëndrimin e Edi Ramës dhe maxhorancës socialiste në raport me drejtësinë e re. Teksa për vite me radhë kryeministri u është shitur ndërkombëtarëve si udhëheqësi i...