Imuniteti i Ballukut-Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt! A do i hapet rruga ndryshimit të ligjit?
Belinda Balluku TIRANË-Këshilli i Mandateve do të mblidhet më datë 23 shkurt ora 10:00, për të shqyrtuar imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Mbledhja vjen pasi në 6 shkurt Gjykata Kushtetuese nuk konsideroi faktin që një ministër ka imunitet njësoj si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se ministri nuk hyn në kategorinë e personave të zgjedhur, siç janë deputetët dhe imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin. Nga ana tjetër Komisioni Evropian në një prononcim të fundit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se Kuvendi duhet të adresojë pa vonesë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres, Belinda Balluku. Ndërkohë me zhvillimet e fundit sot pas prezantimit të ndërhyrjeve në nenin 242, Rama theksoi se mandati...
Burimi:
zeri.ai