Imuniteti i Ballukut dhe protesta e opozitës, Kryeministri Rama mbërrin në Kuvend (VIDEO)
mberritja e kryeministrit Edi Ram TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kuvend, kur pritet të diskutohet në një seancë jo të zakonshme raporti i Komisionit të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministres Belinda Balluku. Kryeministri është parë të hyjë në Kuvend me makinën e tij dhe ka hyrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS. Pak më herët mbërritën deputetët e Partisë Sociliste në mbledhjen e Grupit Parlamentar të njoftuar një orë para nisjes së seancës plenare. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai