Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, denoncon Bylykbashi: Kryetari i Kuvendit na mbylli derën e sallës
Sot paradite, pesë anëtarë të opozitës në Këshillin e Mandateve thirrën një mbledhje të Këshillit në orën 11:00. Megjithatë, mbledhja nuk u zhvillua, pasi dera e sallës ishte e mbyllur dhe deputetët nuk mundën të hynin për të ushtruar detyrat e tyre. Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të zhvillimit normal të punimeve të Këshillit të Mandateve. Sipas PD, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së Këshillit. Oerd Bylykbashi shprehet se ‘ bëmë këtë kërkesë, por kryetari refuzon të thërrasë pjesën tjetër e anëtarëve duke bllokuar një proces të rëndësishëm kushtetuese. Ne presim këtu që Kuvendi të na vërë kushtet që kjo mbledhje të jetë funksionale, por ja ku jemi, kryetari i Kuvendit e ka bllokuar, dera është e mbyllur’. Top...