Imuniteti i Ballukut, demokratët e gjejnë sërish sallën e mbledhjes kyçur, paralajmërojnë kallëzim për Peleshin

Imuniteti i Ballukut, demokratët e gjejnë sërish sallën e mbledhjes kyçur, paralajmërojnë kallëzim për Peleshin

deputetet e pd TIRANË- Ka dështuar edhe këtë të enjte mbledhja e Këshillit të Mandateve e thirrur nga 5 anëtarët e Partisë Demokratike, për të diskutuar mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ata janë paraqitur për të zhvilluar mbledhjen që vetë e kanë thirrur, por dyert e zyrës ku zhvillohet mbledhja ishin të mbyllura. Deputeti i PD, Saimir Korreshi duke ironizuar u shpreh se “Niko Peleshi dhe administrata kanë harruar çelësin”. “Kjo është situata, edhe viti i ri edhe pse Niko ka harruar dritat ndezur, ka harruar të hapë edhe derën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Kjo është situata. Ju e patë që s’kishte administrata para disa ditësh. Sot edhe pse është administratë, kanë harruar çelësat. Edhe pse mbledhja...