Imuniteti i Ballukut/ Bardhi: PD dënon shkeljen e Rregullores nga Peleshi dhe zbatimin e urdhërit politik të Ramës për të penguar drejtësinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit të Niko Peleshit se Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 28 janar 2026 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK. Sipas Bardhit, vendimi për ta mbledhur Këshillin fiks gjashtë javë pas paraqitjes së kërkesës nga SPAK përbën një bllokim të paprecedent dhe një akt të rëndë papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës socialiste. Ai deklaroi se kjo zvarritje synon të mbrojë korrupsionin qeveritar dhe e cilësoi mazhorancën si “bunkerin e të korruptuarve të qeverisë së Edi Ramës”. Në reagimin e tij, Bardhi theksoi se pengimi për gjashtë javë i shqyrtimit të kërkesës së SPAK nga Kuvendi ka cenuar hetimet, duke i dhënë, sipas tij, mundësi të pandehurës Balluku të tentojë prishjen e provave...
Burimi:
syri.net