Ilir Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”. Negociatat në emër të Ramës

Ilir Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”. Negociatat në emër të Ramës

Ish-zv.kryeministër në kohën kur ndodhi 21 Janari 2011, Ilir Meta ka treguar disa episode që i paraprinë protestës ku humbën jetën katër persona. Ai thotë se gjithçka nisi pasi i propozoi Dritan Priftit një rrokadë ku ky i fundit të kalonte në Ministrinë e Jashtme dhe vetë Meta të merrte Ministrinë e Ekonomisë. Prifti, sipas rrëfimit të Metës, e pranoi fillimisht propozimin, por pasdite i tha ta rimendonte dhe se mund t’i nxirrte një përgjim. Pas këtij mesazhi, sipas Metës, Prifti u shkarkua. 𝐋𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐢𝐬𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝟐𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟏𝟏 Dëgjova edhe një gazetar të njohur se kur atëherë për 700 mijë euro u bë name në 21 Janar, tani duhet të bëhet hataja kur flitet me dhjetëra milion euro, etj. (Kjo është përmbledhje sintetike...