Ilir Meta mbyll Mbrojtjen/ Pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin
Ish-Presidenti Ilir Meta, ka përfunduar parashtrimet mbrojtëse, në seancën paraprake në ngarkim të tij, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë të pandehur në të njëjtën çështje. Avokati I Metës, pas daljes nga Gjykata e Posacme, tregoj edhe qëndrimet që kanë mbajtur si kundërpërgjigje për akuzat e ngritura nga SPAK. Ndërkohë vetë Ilir Meta, në nisje të mbrojtjes së tij, u është drejtuar togave të zeza me fjalët se I përket “2 Marsit”, duke kujtuar një protestë që ai zhvilloi më 1 mars të vitit 2020. “Unë i përkas vetëm 2 marsit të Kushtetutës. Në këto seanca ka pasur një pamflet politik nga organi i akuzës, pa asnjë lloj arkitekture juridike dhe ligjore, por të bazuar vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime.” Më tej Meta, në...
Burimi:
sot.com.al