Ikja masive po shuan Shqipërinë, eksperti Gjonça: Vendi në emergjencë sociale nga shpopullimi masiv
Shqipëria po përjeton një “emergjencë sociale” si pasojë e emigracionit masiv, një fenomen që sipas ekspertëve po kërcënon themelet ekonomike dhe shoqërore të vendit. Në një lidhje për emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, Prof. Arjan Gjonça, profesor i Demografisë në London School of Economics, theksoi se largimi i rreth 40–45% të popullsisë që nga vitet ’90 ka krijuar një krizë të shumëfishtë me pasoja afatgjata. Sipas tij, ndryshe nga emigracioni i fillimviteve ’90 që ishte kryesisht politik, emigracioni aktual është kryesisht ekonomik. “Migracioni kryesor në botë sot është për arsye ekonomike dhe ky është edhe rasti i Shqipërisë,” u shpreh Gjonça. Ai shpjegoi se fenomeni udhëhiqet nga faktorët “shtytës” (vështirësitë ekonomike në vend) dhe “tërheqës” (mundësitë më të mira jashtë). Vitet e fundit, sipas...
Burimi:
syri.net