Ibraj: Nuk ka vend për krahasime mes Shqipërisë dhe Venezuelës, ftesa e Trump për Ramën është një bonus

Ibraj: Nuk ka vend për krahasime mes Shqipërisë dhe Venezuelës, ftesa e Trump për Ramën është një bonus

Avokati Kujtim Ibraj e ka quajtur një bonus për kryeministrin Edi Rama ftesën e ardhur nga presidenti Donald Trump për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. I ftuar në Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, Ibraj tha se, pavarësisht deklaratave që bëhen, marrëdhëniet e Ramës me SHBA-të nuk kanë qenë asnjëherë të këqija. Sipas tij, nuk ka vend për krahasime mes Ramës dhe Maduros apo mes Shqipërisë dhe vendeve të Amerikës Latine. Pjesë nga biseda: Ibraj: Si do të jetë Shqipëria në këtë marrëveshje? Rama do të shkojë si përfaqësues i shtetit shqiptar. Pasi Rama të kthehet, ajo marrëveshje do të diskutohet në Parlament. Borakaj: Por edhe kjo nuk është normale, duhet transparencë. Ibraj: Marrëveshja do të vijë, do të shihet...