Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive, ku theksoi rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe përafrimit të aftësive me kërkesat e tregut të punës. Ministrja nënvizoi se vizioni i qeverisë prej vitesh është përqendruar në krijimin e aftësive dhe fuqizimin e formimit profesional, duke e bërë punësimin një nga shtyllat kryesore të politikave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Në fjalën e saj, ministrja vuri në dukje se ekonomia shqiptare ka shfaqur dinamizëm të qëndrueshëm vitet e fundit, duke reflektuar rritje ekonomike, ulje të papunësisë dhe shtim të vendeve të lira të punës, ndërkohë që sfida kryesore mbetet mungesa e kapitalit njerëzor të kualifikuar. Ibrahimaj theksoi se bizneset shqiptare kërkojnë gjithnjë e më...
Burimi:
javanews.al