I trembur dhe i pasigurt/ Rama është bërë një njeri që duhet t’i rrish larg sepse të ndyn po të rrish afër
Mungesa e kryeministrit Edi Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe takimi i tij i mëpasshëm me Dash Sulën ka ngjallur debate të shumta, por sipas ish-deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, arsyet janë më të thella se sa duken. Vasili argumentoi se shmangia e forumit prestigjioz ndërkombëtar është një shenjë e qartë e pasigurisë dhe frikës së kryeministrit. “Është shumë e qartë që ai është i pasigurt, madje dhe i trembur,” deklaroi Vasili, duke theksuar se pasiguria dhe frika janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme. Sipas tij, ky ndryshim në sjellje vjen pasi Rama ka kuptuar se “ka një bazë shumë të fortë dhe të rëndë dokumentare, faktesh, provash që rëndojnë mbi të”, dhe se asnjë lobim nuk mund t’ia zgjidhë...
Burimi:
ntv.al