“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

Gazetari Roland Qafoku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe raportet e opozitës me ndërkombëtarët duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN. Qafoku theksoi rëndësinë e mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë për opozitën, duke nënvizuar se pa këtë mbështetje, Partia Demokratike nuk ka rrugëdalje politike. “Pa mbështetjen e SHBA-ve dhe të BE-së ju (PD), jo në pushtet, por nuk keni asnjë rrugëdalje. Në momentin që pamë që diçka po lëvizte, erdhën deputetë gjermanë, erdhi ministri i Jashtëm, dhe në momentin që pamë diçka po lëvizte, edhe vetë z. Sali Berisha, që është non grata nga SHBA dhe Britania, erdhi e takoi një personalitet të Gjermanisë,” u shpreh ai. Sipas Qafokut, deklaratat e mëvonshme të Berishës ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian ishin...