I liroi vendin Dash Sulës, Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

I liroi vendin Dash Sulës, Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari është emëruar ditën e sotme në postin e prefektit të Tiranës.  Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula. Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës.