Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘I kyçur në qeli pa gjyq’/ Rama krahason rastin e Veliajt me Thaçin: Po nëse del i pafajshëm çfarë do ndodhi?
Edi Rama komentoi sot edhe drejtimin e kryeqytetit me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të paraburgosur tashmë prej gati 1 viti. Teksa bën rolin e të paditurit saherë i intereson, Rama thotë se ende nuk është e qartë se çfarë ka bërë Veliaj ndërsa e krahasoi me rastin e Hashim Thaçit dhe me kryetarin e bashkisë së Tropojës. “I kyçur në qeli pa gjyq. Ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë. Korrupsion në kuptimin e fjalës nuk kam parë. Përjashto rastet e veprave të rënda që përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e...