“I jepet kohë të pandehurës të prishë provat”/ Reagon Grupi Parlamentar i PD:Zvarritja, mekanizëm mbrojtës për Ballukun
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut, duke e konsideruar si një zvarritje të çështjes për ta mbrojtur atë politikisht. Reagimi i PD: Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit. Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila dje shtyu pa afat vendimmarrjen për të pandehurën Belinda Balluku. Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar të njëjtën linjë: është shtyrë, pa asnjë arsye të ligjshme, mbledhja...
Burimi:
sot.com.al