I hiqet masa e sigurisë Ajola Xoxës, shfuqizohet detyrimi për tu paraqitur për shkak të shtatzanisë

I hiqet masa e sigurisë Ajola Xoxës, shfuqizohet detyrimi për tu paraqitur për shkak të shtatzanisë

Gjykata e Posaçme i ka hequr masën e sigurisë Ajola Xoxës. Pasi dosja kaloi për gjykim, ku ajo është e pandehur, avokati i saj njoftoi se Xoxa është shtatzënë. Kjo ka shërbyer si arsye që togat e zeza t’i shfuqizojnë masat e sigurimit. Më herët, ajo kishte detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes nga vendi. Ndaj saj, SPAK ka ngritur akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. /vizionplus.tv