“I dhuruat Ramës 83 mandate”/ Flutura Açka-Berishës: Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra…
Ish-deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar ashpër ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka duke ju kujtuar luftën e brendshme në Partinë Demokratike dhe përjashtimin e një pjese të madhe të tyre, për shkak se ishin pozicionuar në krahun e Lulzim Bashës. Në një postim në rrjetet sociale, Açka shkruan se pavarësisht se i përjashtuan, sërish lidershipi i PD-së, po shkon në fjalët e kundërshtarëve të tyre brenda partisë. Açka hedh akuza se drejtuesit aktual të PD-së, i dhanë Ramës fitoren me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. POSTIMI: Të paktën po vini, prapë vjedhurazi, te fjalët tona! Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra për ndjesën ndaj nesh: – Që na penguat – Që na luftuat – Që na përjashtuat! Nuk keni as dukë,...
Burimi:
sot.com.al