Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca. Në një postim në platformën X, Hoxha e cilësoi bisedën si “të ngrohtë dhe miqësore”, duke rikonfirmuar marrëdhënien vëllazërore mes dy vendeve. Ai ritheksoi se Kosova mbetet një prioritet i përhershëm i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe se bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve do të thellohet në fusha kyçe si ekonomia, infrastruktura, arsimi, kultura, siguria dhe diplomacia. “Pata sot një bisedë shumë të ngrohtë dhe miqësore me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca. Rikonfirmuam marrëdhënien tonë vëllazërore, lidhjen e veçantë e të patjetërsueshme mes...
Burimi:
javanews.al