Hitaj: Shqipëria bëri mirë që zgjodhi SHBA-të, pa i thënë “jo” BE-së

Hitaj: Shqipëria bëri mirë që zgjodhi SHBA-të, pa i thënë “jo” BE-së

Analisti Arbër Hitaj, i ftuar në Quo Vadis, duke folur mbi Bordin e Paqes, ku Shqipëria tashmë është pjesë, tha se kjo ishte zgjedhja e duhur. Sipas tij, duke parë situatën konfliktuale mes Europës dhe SHBA-ve, vendi ynë bëri mirë që zgjodhi këtë të fundit, por pa i thënë “jo” Bashkimit Europian. Pjesë nga biseda: Hitaj: Mes një Europe që ka shumë probleme, Shqipëria ka bërë mirë që i është bashkuar SHBA-ve, pa i thënë jo BE-së. Stringa: Sa i përket ratifikimeve, qeveria negocion dhe më pas kontrata shkon në Parlament. Qeveria nuk ka pasur një kopje të marrëveshjes. Tafani: Bashkë me ftesën ka qenë edhe pjesa e statutit, ku thuhet se Trump do të jetë anëtari i përjetshëm dhe ai do të vendosë pasardhësin...