“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

Partia Demokratike ka deklaruar votën pro marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes, por ka propozuar një amendament për heqjen e emrit të kryeministrit Rama nga titulli i saj. Në amendamentet që ka propozuar opozita, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi shkruan se “Republika e Shqipërisë në organizata ndërkombëtare përfaqësohet nga institucione, dhe jo nga individë”. Ai ka propozuar që Shqipëria në këtë institucion të përfaqësohet nga Presidenti i vendit dhe vetëm me autorizim të këtij të fundit nga Kryeministri. Me qëllim garantimin e kushtetutshmërisë në projektligjin “Për ratifikimin e Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, vlerësojmë se është e domosdoshme disa ndryshime në përmbajtjen e tij, në...