“Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë”, Rama: Ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve pas përmbytjeve në Durrës

“Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë”, Rama: Ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve pas përmbytjeve në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga hidrovori i Porto Romanos i cili po vijon punën me kapacitet të plotë. Aktualisht situata në qytetin e Durrësit po monitorohet nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe kryebashkiakja Emiriana Sako. Kreu i qeverisë bën me dije se të dy hidrovoret e Bashkisë Durrës po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje. Gjithashtu në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se ka nisur procesi i rivlerësimit të dëmeve materiale të shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit pas rrebeshit të shiut. Postimi i Ramës: Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në hidrovorin e ri të Porto Romanos 👷‍♂️👷‍♀️ Të...