Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Hetimet që “shkundën” pushtetin/ Nga Balluku e Veliaj te AKSHI dhe bashkitë socialiste
Viti 2025 është shënuar nga një valë e fortë hetimesh dhe goditjesh penale ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe lokalë në Shqipëri, duke e vendosur luftën kundër korrupsionit në qendër të vëmendjes publike. Nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, te hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, drejtuesve të institucioneve kyçe, zyrtarëve të rendit dhe kryebashkiakëve në disa bashki të vendit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një sërë veprimesh që kanë tronditur skenën politike dhe institucionale. Erion VeliajMë 10 shkurt 2025 me urdhër të SPAK u arrestua kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili përballet me akuza të rënda për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të...