Hetimet politike – Çështja ‘Partizani’, Gjokutaj kërkesë gjykatës: Të thirret Edi Rama si dëshmitar

Hetimet politike – Çështja ‘Partizani’, Gjokutaj kërkesë gjykatës: Të thirret Edi Rama si dëshmitar

Mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama, në kuadër të procesit gjyqësor për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës paraprake, avokati Genc Gjokutaj e cilësoi kryeministrin Rama si një “dëshmitar kyç” të procesit. Sipas tij, veprimet konkrete të Ramës në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, konkretisht kalimi i statusit të truallit nga “klub sportiv” në “shesh ndërtimi”, kanë bërë të mundur zhvillimin e ndërtimit në atë zonë. “Ajo që ne kemi kërkuar gjykatës, që e kemi kërkuar në SPAK në përfundim të hetimeve dhe që nuk na është pranuar, është thirrja e zotit Edi Rama në cilësinë e dëshmitarit”, deklaroi Gjokutaj,...