Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri në “arrest shtëpie” në banesë me qira
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur drejtoreshën e AKSHI- Mirlinda Karçanaj si protagonisten kryesore të digjitalizimit të Shqipërisë sot, për të cilën ai tha se sot qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në një banesë të marrë me qira. Referuar gjithashtu dhe pjesëve që kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK ku përfshihet dhe biznesmeni Ergys Agasi, Rama tha se janë çerek të vërteta që serviren për të dënuar në sytë e opinionit publik njerëz që prezumohen të pafajshëm derisa të dënohen nga gjykata. “Është në një masë sigurie në një shtëpi me qira pasi më parë ishte në shtëpinë e prindërve të komunizmit, që e njoh para 20 vitesh që punon pa orar dhe që ka udhëhequr këtë transformim epokal. Është protagonistja kryesore...