Harxhi: Parlamenti ratifikoi një dokument ku s’jemi palë, Shqipëria nuk ka firmosur asnjë marrëveshje për ‘Bordin e Paqes’

Harxhi: Parlamenti ratifikoi një dokument ku s’jemi palë, Shqipëria nuk ka firmosur asnjë marrëveshje për ‘Bordin e Paqes’

Diplomatja dhe anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ishte e ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ku përballë moderatores Armela Ferko ka folur në lidhje me takimin e Davosit ku është nënshkruar dhe krijimi i ‘Bordit të Paqes’ dhe mungesën e Edi Ramës. Sipas Harxhit, Shqipëria nuk ka firmosur asnjë marrëveshje, por vetëm ka rafitikuar një dokument ku ende nuk është palë. ‘Ne nuk kemi firmosur asgjë. Ne vetëm kemi ratifikuar një marrëveshje për të cilën ne nuk jemi palë ende. Sepse një letër... Është logjike kjo? Është kështu? Absolutisht. Ne nuk jemi palë ende në këtë marrëveshje. Që të bëhemi palë duhet të kemi firmosur një dokument në të cilën jemi palë. E para, përpara se të firmosësh atë dokument do...