“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë në një kërkesë drejtuar KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë kërkon rishikimin urgjent të hartës gjyqësore duke e konsideruar këtë të fundit një dështim. Në deklaratë theksohet se centralizimi i tejskajshëm i gjykatave, veçanërisht në nivel apeli, ka krijuar mbingarkesë serioze dhe vonesa të papranueshme në shqyrtimin e çështjeve. “Sot, pas një periudhe të mjaftueshme zbatimi, është e qartë se centralizimi i tejskajshëm i gjykatave, veçanërisht në nivel apeli, ka krijuar mbingarkesë serioze, vonesa të papranueshme në shqyrtimin e çështjeve dhe kosto të shtuar për qytetarët dhe profesionistët e së drejtës. Aksesi real në drejtësi është vështirësuar ndjeshëm, sidomos për qytetarët që jetojnë larg qendrave të përqendruara gjyqësore. Kjo situatë krijon një cenim të drejtpërdrejtë të së drejtës për një proces...