‘Hajduti mbrohet’, Himçi shpërthen ndaj Policisë dhe Ramës: Ushtruan dhunë ndaj të miturve dhe deputetëve

‘Hajduti mbrohet’, Himçi shpërthen ndaj Policisë dhe Ramës: Ushtruan dhunë ndaj të miturve dhe deputetëve

Protesta e fundit e opozitës u përball me dhunë, arrestime të paligjshme dhe një polici të politizuar në duart e Ramës, theksoi deputeti i PD-së.I ftuar në emisionin Kafe Shqeto, deputeti i PD-së Blendi Himçi u shpreh se protesta e fundit e opozitës u përball me një dhunë të paprecedentë dhe të qëllimshme nga Policia e Shtetit, e cila sipas tij veproi si një instrument politik në shërbim të kryeministrit Edi Rama.Himçi denoncoi përdorimin masiv dhe pa ndërprerje të gazit lotsjellës edhe pasi turma ishte shpërndarë, arrestime arbitrare të protestuesve paqësorë mbi bazën e raporteve shërbimi false, si dhe intimidimin e hapur të qytetarëve dhe deputetëve.Ai akuzoi drejtuesit e Policisë, veçanërisht shefin e Komisariatit nr. 1, për lidhje me bandat kriminale, duke e cilësuar sjelljen...