Hajdari i Ramës: Keqardhje që nuk mbrojta dot bustin e Enverit

Hajdari i Ramës: Keqardhje që nuk mbrojta dot bustin e Enverit

Ish-komandanti i FNSH-së “dje” dhe sot Prefekt i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka rikthyer në vëmendje ngjarjet e 20 shkurtit 1991, duke shprehur hapur keqardhje që busti i Enver Hoxha nuk u mbrojt dot nga forcat që ai drejtonte.  Deklaratat e tij, të bëra si përfaqësues i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama janë shumë domethënëse, aq më tepër kur Shqipëri është ende një vend me plagë të hapura nga komunizmi. “Ka qenë një ditë e ngarkuar, ka filluar herët në mëngjes. Studentët kanë zbritur nga Qyteti Studenti. Kishte frymë. Nuk ishin vetëm studentët ata që kërkon ndryshim. Fillimisht në shesh nuk ka pasur shumë njerëz afër bustit. Forcat speciale u ndanë. Mua më ra për risk që bashkë me grupin tim të shkonim në shesh...