Gruaja që po lufton për të rimarrë fytyrën e saj nga ‘ministrja me IA’ e Shqipërisë

Gruaja që po lufton për të rimarrë fytyrën e saj nga ‘ministrja me IA’ e Shqipërisë

Aktorja shqiptare Anila Bisha njihet për interpretimin e grave komplekse në skenë dhe në ekran, aftësi të formuara gjatë një karriere 30-vjeçare. Por tani ajo jeton nën hijen e avatarit të saj me inteligjencë artificiale dhe të një roli që nuk e ka luajtur kurrë. Shtatorin e shkuar, kryeministri Edi Rama njoftoi me shumë bujë se kishte emëruar atë që ai e quajti ministren e parë të krijuar nga IA-ja, me detyrë parandalimin e korrupsionit në tenderët publikë. Brenda pak ditësh, "ministrja" mbajti fjalimin e saj të parë në parlament. "Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t'i ndihmuar ata," tha boti, një kopje digjitale e Bishës e veshur me kostum tradicional shqiptar, në një video që bëri jehonë në mediat botërore. Por...