‘Grevë urie ose marshim drejt Surrelit’/ Maliqi tregon skenaret për protestën e 24 janarit

‘Grevë urie ose marshim drejt Surrelit’/ Maliqi tregon skenaret për protestën e 24 janarit

Ish-deputeti Lefter Maliqi u ndal sot te protesta e thirrur për në datë 24 janar nga opozita shqiptare. Në një dalje televizive, Maliqi u shpreh se dy skenarët e mundshëm janë greva e urisë, rrethimi i godinës së Kryeministrisë apo edhe një marshim drejt Surrelit, duke nënkuptuar zonën pranë vendbanimit të kryeministrit. Sipas Maliqit, që demokratët të motivohen nevojitet sakrificë nga deputetët. “Protesta e 24 janarit do të ketë vendimmarrje decizive për vazhdimësi. Jam për skenarin që duket të ketë protestues me orë të zgjatura, dhe të përhapet në të gjitha qytetet e Shqipërisë edhe për grevë urie të deputetëve. Edhe unë jam gati të futem në grevë urie. Nëse deputetët sakrifikojnë, atëherë motivojnë demokratët. Skenar tjetër është rrethimi i kryeministrisë, protesta në qarqe të...