“Grabitja e pronës”, Shehaj kërkon interpelancë me zv.kryeministren: Rrjolli nuk mund të kalojë në heshtje
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka njoftuar se ka firmosur një kërkesë për interpelancë me zv.kryeministren lidhur me situatën e pronave në Rrjoll, duke denoncuar atë që e cilëson si grabitje të hapur të pronës së banorëve. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj deklaron se prona është e shenjtë. Kryetari i Mundësia akuzon zyrtarë të lartë se po u marrin tokat qytetarëve, ndërsa shteti, sipas tij, është rreshtuar në krah të grabitësve dhe jo të pronarëve legjitimë. Fjala e Agron Shehaj: Sapo firmosa një kërkesë për interpelancë me zv. kryeministren në lidhje me pronat e banorëve të Rrjollit. Zyrtarë të lartë, politikanë të korruptuar dhe oligarkë të lidhur me ta u kanë rrëmbyer pronën. Ata kanë një muaj që po protestojnë...
Burimi:
top-channel.tv