Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot në 23 janar një takim me kryetarin e Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida, gjatë pjesëmarrjes së tij në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit #FITUR në Madrid, një nga ngjarjet më të mëdha dhe më prestigjioze në fushën e turizmit në botë. Takimi mes dy zyrtarëve u fokusua në bashkëpunimin ndërkombëtar për promovimin e turizmit, shkëmbimin e përvojave dhe mundësive për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, që mund të sjellin përfitime të ndërsjella për Shqipërinë dhe Spanjën. Gonxhja u shpreh i kënaqur për mundësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me udhëheqësit vendorë të destinacioneve turistike europiane dhe nënvizoi rëndësinë e panaireve të këtij lloji si platforma kryesore për të forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe për të tërhequr investime...