Gjysma e Tiranës pa energji/ Bozdo: Qytetarët duan shërbimin që paguajnë shumë shtrenjtë

Gjysma e Tiranës pa energji/ Bozdo: Qytetarët duan shërbimin që paguajnë shumë shtrenjtë

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një shënim në Facebook, bën të ditur se, gjysma e Tiranës është pa energji elektrike prej më shumë 45 minutash. Bozdo shkruan se, OSHEE të riparojë difektin sa më parë, pasi qytetarët duan shërbim sepse e paguajnë energjinë shumë shtrenjtë. Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo: Prej 45 minutash, thuajse gjysma e Tiranës është pa drita. Në këto ditë të ftohta, energjia e sigurtë dhe ngrohja e banesave është primare, dhe jo fjalimet për reformën e (pa)suksesshme në sektorin e energjisë! I bëj thirrje OSHEE të riparojë difektin sa më parë. Qytetarët duan shërbim sepse e paguajnë energjinë shumë shtrenjtë, ndër më të shtrenjtat në Evropë, edhe kur nuk e kanë!