Gjyqtari i GJKK-së kritikoi ndryshimet në Kodin Penal/ Lamallari: Bindjet politike mos i shfaqni…

Gjyqtari i GJKK-së kritikoi ndryshimet në Kodin Penal/ Lamallari: Bindjet politike mos i shfaqni…

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka reaguar pas deklaratës së bërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili tha se procesi për Kodin e ri Penal është fasadë. Me anë të një postimi në Facebook, Lamallari ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se procesi i ndryshimeve në Kodin e ri Penal ka qenë i hapur. Sipas Lamallarit, gjyqtari Kalaja ka cënuar Kodin e Etikës Gjyqësore të miratuar nga KLGJ dhe shton se magjistratët kanë detyrë të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik. “Në Shqipëri ka plot raste kur gjyqtarë dhe prokurorë janë përfshirë më pas aktivisht në politikë, ku shembujt konkretë i gjen në Parlament. Po ashtu, për fat të keq, kemi parë dhe deklarata publike me tone qartësisht politike dhe etiketime aspak etike të...