Gjyqtarët kërkojnë rritje pagash, Rama kundër! Shoqata e Prokurorëve: GJK të flasë, mos e prekni pavarësinë e gjyqësorit
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas replikave mes kryeministrit Edi Rama dhe gjyqtarëve lidhur me rritjen e pagave të magjistratëve. Shoqata shprehet se çdo debat publik mbi drejtësinë duhet të zhvillohet me përgjegjshmëri dhe respekt për rolin kushtetues të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në deklaratën zyrtare, Shoqata e Prokurorëve thekson se çdo ndryshim ligjor që ul pagat e magjistratëve ose cenon garancitë kushtetuese përbën shkelje të parimeve themelore të sistemit të drejtësisë. Ata mbështesin qëndrimet dhe kërkesat e shoqatave të gjyqtarëve para Gjykatës Kushtetuese dhe nënvizojnë se vendimet duhet të merren pa ndikim të jashtëm ose instrumentalizim të opinionit publik. Shoqata thekson gjithashtu se gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm. DEKLARATA:...
Burimi:
zeri.ai