Gjyqtarët duan rritje rroge/ Reagimi i ashpër i Ramës: Skandal, janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri

Gjyqtarët duan rritje rroge/ Reagimi i ashpër i Ramës: Skandal, janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një postimi në X se sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon ” farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave”. Rama u shpreh kritik duke shkruar se “tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave”. Në përfundim ai vlerësoi mospërfshirjen e Prokurorisë së Posaçme në këtë proces. “Respekte për SPAK-un që nuk iu...