Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me referendumin në Itali për ndryshimet kushtetuese në sistemin e drejtësisë, duke vlerësuar rezultatin dhe rolin e magjistraturës italiane. Në deklaratë, dy shoqatat shqiptare shprehin urimet për Shoqatën Kombëtare të Magjistratëve të Republikës së Italisë, duke theksuar se angazhimi i saj kontribuoi në një debat të hapur dhe në mbrojtjen e parimeve kushtetuese. Sipas tyre, rezultati i referendumit dëshmoi mbështetje të qartë për një sistem drejtësie të pavarur dhe funksional, si themel i shtetit të së drejtës. Deklarata nënvizon se “sistemi italian i drejtësisë ka treguar pjekuri në përballjen me sfidat ndër vite dhe se pavarësia e tij është fituar edhe...